Historiku

Platforma për Menaxhimin e Ndihmës (PMN) është një projekt i Ministrisë për Integrim Evropian të Qeverisë së Kosovës,  i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBE) dhe i implementuar nga Development Gateway International.  Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve të MIE-së në menaxhimin, përcjelljen dhe raportimin e rrjedhës së ndihmave nëpërmjet zbatimit të sistemit të bazuar në internet për menaxhimin e ndihmës.  PMN-ja përcjell zotimet dhe pagesat e donatorëve në Kosovë, i ndërlidh aktivitetet me sektorët e OECD/DAC, me prioritetet Afatmesme të Shpenzimeve, dhe me planin e veprimit të Partneritetit Evropian.

Në vitin 2009, gjatë Forumit të Nivelit të Lartë të Kosovës, MIE u zotua të mbështesë koordinimin e përmirësuar me donatorët dhe menaxhimin e ndihmave përmes një platforme përmes internetit për menaxhimin e ndihmës. Zbatimi i PMN-së e përmbush këtë zotim, duke shërbyer si një "one-stop-shop(zyrë pritëse)" për informata mbi aktivitetet e financuara nga donatorët, duke e lehtësuar identifikimin se "kush çka është duke bërë, ku, dhe si" dhe duke reduktuar kostot e transaksioneve për mbledhjen, raportimin dhe koordinimin e të dhënave.

Implementimi dy vjeçar, funksionimi dhe forcimi institucional i Programit për Menaxhimin e Ndihmës është mbështetur nga ZBE. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka ofruar ndihmë gjatë fazës së vlerësimit. PMN-ja u krijua nga Development Gateway në partneritet me OECD/CDC, Bankën Botërore, dhe me UNDP-në. 

Metodologjia

Pikat kontaktuese nga secila agjenci që vepron në Kosovë futen dhe përditësojnë të dhënat në PMN në baza tremujore, mujore ose në kohë reale, në bazë të marrëveshjeve ndërmjet MIE-së dhe donatorët.  Raportet e përshtatura janë në dispozicion për të gjithë donatorët, dhe MIE do të publikojë raportet vjetore dhe tremujore të ndihmës nëpërmjet PMN-së. Për të siguruar cilësinë e të dhënave, secili donator ka një proces të  brendshëm të validimit, dhe MIE monitoron rregullisht të dhënat për cilësinë dhe tërësinë e tyre. Shumica e donatorëve kanë futur projekte që ishin në vazhdim që nga viti 2009, dhe vazhdimisht përditësojnë platformën me të dhëna të reja dhe me projekte të reja. Nëse ndonjë e dhënë mungon kjo është si pasoj se donatori nuk ka e ka futur atë informacion.  

Informatat rreth financimeve futen në valutën e përdorur nga secili donator përkatës, dhe konvertohen në Euro ose në valuta tjera, bazuar në kursin ditor të këmbimit në ditën që ka ndodhur transaksioni financiar. Zakonisht, të dhënat paraqiten sipas formatit të supozuar fiskal evropian (1 janar - dhjetor 31), por të dhënat mund të konvertohet edhe në formate të tjera të vitit fiskal (për shembull, ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së), duke përdorur filtra.  Fushat dhe përkufizimet në PMN janë zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke përfshirë ato të OECD/DAC dhe IATI (Iniciativa Ndërkombëtare për Transparencë të Ndihmës) , dhe në konsultim me Grupin Këshillues të PMN-së në Kosovë, i përbërë nga MIE, MEF, MAPL, ZBE, USAID, GTZ dhe KFW. PMN-ja është një sistem aktiv që përditësohet vazhdimisht me informacione më të fundit rreth ndihmës. Duke marr parasysh që nga disa donatorë përditësojnë informacionin mbi projektin e tyre në kohë reale, informacioni i publikuar në PMN mund të ndryshojë shpesh. Prandaj, është e rëndësishme përfshirja e periudhës dhe datës së caktuar gjatë përdorimit ose gjatë referimit të informatave në PMN me qëllim që të gjenerohen rezultate të krahasueshme.

Licença e te Dhënave te Hapura