MIE ka mbajtur trajnim për OHSHC

Javën e kaluar, më 10.07.2015 , Ministria e Integrimit Evropian ka mbajtur trajnimin për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, lidhur me përdorimin e Platformës për Menaxhimin e Ndihmës së Jashtme -Aid Management Platform (AMP).

Hapja e kësaj platforme për shfrytëzim dhe kontribute nga OSHC-të është e paraparë edhe me Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, ku me këtë rast 18 pjesëmarrësit janë pajisur me nga një përdorues për qasje në këtë platformë në të ardhmen.